×
  • Lajme
  • Lajme

    1 i infektuar në gjendje të rëndë, po trajtohet në Intensivë

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 10:40

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë nga 94 sa janë të prekur nga Covid-19.


    Sipas raportit, 32 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

    Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

    Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid-19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid-19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

    32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
    5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.
    Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

    Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!