Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka gjetur kohë që edhe në mbledhjen e sotme t’i sulmojë mediat në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Duke folur për dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, Kurti tha se disa media janë të ish-regjimit dhe të oligarkëve, ndërsa shtoi se “bizneset i kanë të regjistruara në Serbi”.
Sipas tij, Kosova po ecën përpara në shumë fusha.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish-regjimit dhe të oligarkëve, që madje kanë shkuar aq larg sa i kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës po ecën përpara, në ekonomi e në demokraci, në rend e Ligj e me siguri e paqe për të gjithë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.