×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të kërkohet llogari”, Robelli: Intervistimi sekret i anëtarëve të KPM-së poshtërsi, sikur edhe taksa 5 euro për vetura e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 23:11

    Gazetari shqiptar në Zvicër, Enver Robelli, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me intervistimet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media dhe për tiketat pesë euroshe të cilët kosovarët do të duhet t’i paguajnë kur të regjistrojnë automjetet e tyre.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Robelli i ka quajtur poshtërsi këto vendime të Qeverisë, duke thënë se duhet të kërkohet llogari për këto çështje, shkruan Reporteri.net.

    “Për këtë dhe poshtërsi të tjera duhet të kritikohet qeveria dhe duhet të kërkohet llogari prej saj! Edhe për ato etiketat 5-euro për vetura. Për tenderin jotransparent. Për arsyetimet idiotike se jo këtë e ka filluar qeveria e parakaluar, po e vazhdojmë ne. Blla, blla, blla!”, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Intervistimi ‘sekret’ i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media”. (Burimi Koha Ditore)

    Për këtë dhe poshtërsi të tjera duhet të kritikohet qeveria dhe duhet të kërkohet llogari prej saj!

    Edhe për ato etiketat 5-euro për vetura. Për tenderin jotransparent. Për arsyetimet idiotike se jo këtë e ka filluar qeveria e parakaluar, po e vazhdojmë ne. Blla, blla, blla!

    Për çdo skandal tjetër – duhet kritikë e pamëshirshme.

    Sepse këta vetë i kanë ngritur standardet në qiell, duke u veçuar: ne të pastër, ata të ndotur! Hajde të shohim tash…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!