×
  • Lajme
  • Lajme

    Të kthyerat nga Siria, Prokuroria kërkon arrest shtëpiak

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:36

    Ndaj grave të kthyera nga Siria ende po vazhdon seanca dëgjimore. Kështu ka bërë të ditur avokatja e njërës prej tyre, Fehmie Gashi Bytyçi, shkruan Reporteri.net.


    Ajo ka bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për të gjitha gratë.

    Por ajo ka thënë se ajo si avokate ka kërkuar masë më lehtësuese paraqitje në polici për shkak se gratë kanë dhe fëmijë për të kqyrur.

    “Kjo duke pasur parasysh se të gjitha janë gra familjare dhe më fëmijë. Gratë tashmë janë duke jetuar në shtëpitë e të afërmit”, deklaroi ajo.

    Avokatja më tej tha se nëse gratë janë ndikuar apo jo nga veprimet e bashkëshortëve do të tregojnë hetimet.

    Kurse për klientes që mbron, avokatja tha se me preferencën e saj është mbrojtur në heshtje.

    11 gra sot janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit. Ato kanë hyrë në ndërtesën e gjykatës nën përcjelljen e Policisë.

    Ndërsa grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

    Pas kthimit të tyre nga Siria, Prokuroria ka thënë se do t’i marrë në pyetje 32 gratë e kthyera.

    Kujtojmë se Reporteri.net ka qenë media e parë në vend që të premton mbrëma ka raportuar për kthimin e disa prej grave të kthyera nga Siria të cilat po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

    Ekskluzive: Kthehen në Kosovë disa gra dhe fëmijë të xhihadistëve të vrarë në Siri

    Gjithçka çfarë ndodhi mbrëmë në aeroportin e Prishtinës – si u sollën në Kosovë mbi 100 gra dhe fëmijë të xhihadistëve shqiptarë të vrarë në Siri

    Gratë e kthyera nga Siria ua hedhin fajin burrave të tyre të vrarë: Na thanë se po shkonim në Gjermani, e na çuan në luftë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!