×
  • Lajme
  • Lajme

    Të lënduar nga mjetet piroteknike edhe fëmijët

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 22:49

    Nata e fundit e 2020-ës për dikë ishte fatkeqe.Kjo pasi morën lëndime si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festimit.Në mesin e të lënduarve ishte edhe një 43 vjeçar nga Malisheva, i cili tre gishtërinj të dorës i ka në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova.


    Kirurgia plastike, Jehona Ukshini, e cila ishte kujdestare mbrëmë, ka treguar se si mund të jetë plagosur 43 vjeçari

    “Fillimisht ai e ka përshkruar si bombë, mirëpo kur kemi biseduar me familjarët po del të ketë qenë një fishekzjarr apo diçka më e fuqishme”, ka thënë Ukshini.Si shkak i lëndimeve, pacienti iu nënshtrua një intervenimi tre orësh. Ukshini ka thënë se lëndime kishin pësuar edhe fëmijët.

    Mjeku i Klinikës Emergjente në QKUK, Agron Çitaku, ka thënë se numri i të lënduarve në festën e Vitit të Ri, ka qenë më i vogël se sa vitin e kaluar.“Mund të them se numri i të lënduarve në këtë vit ka qenë më i vogël se në të kaluarën, mirëpo nuk duhet anashkaluar ky numër, i kemi pas 13 raste si pasojë e mjeteve piroteknike, dy prej tyre kanë qenë më të rënda të cilat janë intervenuar në sallën operative”, deklaroi Çitaku.

    https://www.youtube.com/watch?v=huw7qXmjcFA&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!