×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të lumtur që ju kemi fqinj”, Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 18:18

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë.

    MPJ shkruan se Kosova mezi pret që edhe më shumë t’i forcojë lidhjet me shtetin malazez.

    “Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka fqinj dhe mezi pret që të forcojë lidhjen tonë që kemi mes shteteve tona dhe më e rëndësishmja, traditën mes njerëzve tanë të mirë”.

    Para disa ditës në Prishtinë për herë të parë erdhi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili lavdëroi “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” të Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se është i lumtur që edhe Kosova ndan po të njëjtat qëllime strategjike për një të ardhme evropiane.

    Mali i Zi e mbajti referendumin për pavarësi më 21 maj të 2006-ës. Pas verifikimit, referendumi u përfshi në një deklaratë të pavarësisë gjatë një sesioni të posaçëm parlamentar më 31 maj. Kuvendi i Republikës së Malit të Zi bëri një deklaratë zyrtare të pavarësisë më 3 qershor. Por, 21 maji shënohet si Dita e Pavarësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!