×
  • Lajme
  • Lajme / 4 korriku

    248-vjetori i pavarësisë, Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Hovenier performojnë nesër himnin amerikan

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 14:20

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, më 4 korrik shënon 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, përcjell Reporteri.net. 

    Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, ceremonia organizohet të martën më 2 korrik, në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

    Siç mësoi Reporteri, këngëtarja Alma Bektashi do ta performojë himnin amerikan së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

    Këngëtarja Bektashi është zë i moçëm në muzikën kosovare. Ajo është pjesëmarrëse e shumë Festivaleve, duke përfshirë edhe ato në RTSH.

    Në datën e njëjtë, 4 korrik, por të vitit 2014, Kosovas Philanthropists publikoi videoklipin “Hand To Hand” që e këndoi vet Bektashi.

    Në fund të vitit 2011 ajo u përzgjodh për të qenë pjesë e jurisë profesionale e “The Voice of Albania”.

    Data zyrtare e Pavarësisë së Amerikës është 4 korriku.

    Kjo datë, është festë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përkujton Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga Kongresi i Dytë Kontinental më 4 korrik 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!