Të martën, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.
Prej ores 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Bajram Kelmendi”.
o ashtu, do të jetë i mbyllur edhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Qamil Hoxha” (lokacioni “te Pishat”).
Njoftimi:
Njoftim – nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullim
Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.
Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).
Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.
Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin!
#prishtina?