Një shkrepëse ishte bërë shkak që 69 vjeçari, Rexhë Kelmendi të mbetet gjallë.
Më 14 maj të vitit 1999, Kelmendi bashkë me 8 bashkëfshatarë të Qyshkut të Pejës, ishin radhitur për t’u ekzekutuar nga policia serbe, në njërën nga shtëpitë në këtë fshat.
Njëri nga policët kishte hedhur shkrepsën për t’i vënë flakën shtëpisë ku gjendeshin ata.
Kelmendi kujton që në momentin që është ulur ta kapë shkrepsën policia serbe kishte shtënë në drejtim të tyre, duke lënë 8 të vdekur.
Në mëngjesin e 14 majit para 20 viteve, policia serbe kishte ndarë 44 meshkuj në tri shtëpi të fshatit për t’i pushkatuar e më pastaj i dogjën shtëpitë, bashkë me kufomat, raporton KTV.
Në secilën shtëpi ka mbijetuar vetëm nga një person nga ekzekutimi.
I mbijetuari tjetër, Hazir Berisha kishte mbetur i plagosur në të dy këmbët.
Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.
Ndërkohë, në Prishtinë pasdite është mbajtur akademi përkujtimore për viktimat në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, ku kanë folur edhe presidenti Thaçi, kryeministrit Haradinaj e kryeparlamentari Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.