×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mbijetuarit kujtojnë se si i mbijetuan sulmit të madh në burgun e Dubravës

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 20:41

    Ndër masakrat më mizore të kryera nga forcat serbe gjatë vitit 1999 është masakra e bërë në burgun e Dubravës.


    Brenda 5-ditëve ishin vrarë rreth 160 persona plagosur rreth 300 veta.

    Të të mbijetuarit e kësaj masakre rrëfejnë për tmerrin që kishin përjetuar në burgun e Dubravës, raporton KTV.

    Por, nuk kishte përfunduar me kaq, një tjetër torturë kishin përjetuar të të burgosurit që ishin transferuar më pas në burgjet e Serbisë.

    Të të mbijetuarit e masakrës së Dubravës fajësojnë institucionet ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e drejtësisë për këta 20 vjet.

    Pasi që pushteti serb kishte informata se burgu i Dubravës do të bombardohej prej NATO-s, nga burgjet e ndryshme të Serbisë e të Kosovës aty u dërguan të burgosurit politikë shqiptarë.

    I burgosur ishte edhe profesori Ukshin Hoti, i cili tashmë 20 vjet figuron si i zhdukur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!