Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë me pikat e rendit të ditës, e cila u ndërpre të shkak i protestave të veteranëve.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për medie.
“U dakuorduam që në ditët e javën në vijim të mbahen tre seanca. Ditën e mërkurë të vazhdoj seanca e mbetur në gjysmë me të gjitha pikat e rendit të ditës. Ndërsa sipas votimit javë më parë për ndarjen buxhetore, seanca e 23 qershor do të ketë shqyrtimin për ndarjen buxhetore”, tha ajo.
Ndërsa ka thënë se sa i përket mundësisë së tërheqjes së Trustit Pensional, Kusari-Lila ka thënë se vazhdojnë të kenë qëndrim të njëjtë.
“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.