×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën nis gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviq

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 23:31

    Nesër (e mërkurë) nis gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër serbit Dragisha Milenkoviq, nën akuzën për “krime të luftës kundër popullatës civile”.

    I njëjti pritet që nesër të përballet me dëshmitarët të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar në atë kohë.

    Në thirrjen për shqyrtim thuhet se një prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës kur ishte i burgosur në burgun e Dubravës.

    I akuzuari Milenkoviq është në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!