Gjatë ditës së nesërme do të fillojë numërimi i votave të diasporës, të cilët votuan fizikisht në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 8 shkurt.
Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues.
Krahas votimit përmes postës, shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë për herë të parë kanë pasur mundësi që të votojnë fizikisht nëpër përfaqësi diplomatike, kjo pas ndryshimeve ligjore që janë bërë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e atyre për subjekte politike.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.90 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.64 për qind e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.46 për qind. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.