×
  • Lajme
  • Fokus / Seanca konstituive

    “Të mos bëjmë shkelje ligjore e procedurale”, Dehari “pauzon” seancën në nisje të saj, i fton partitë politike për konsultë

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 12:34

    Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, e ndërprerë më 15 prill për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca është duke u kryesuar nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Por para se të vazhdohet me pikat e rendit të ditës, Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike që të dalin dhe të konsultohen para nisjes së seancës, siç tha ai që të mos bëjnë ndonjë shkelje procedurale.

    “Si drejtues i seancës i jam drejtuar me një letër Presidentes Osmani. Letra ka dhënë sqarime në një aspekt por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkon nga ne deputetët që të gjejmë vullnet ta zhbllokojmë seancës. Për këtë arsye kam nevojë së që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike se si të procedojmë tutje”, tha Dehari.

    Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar të martën, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

    LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.

    Në këtë seancë deputetët duhet që pas miratimit të raportit, të bëjnë betimin dhe të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!