Deri 66.31 për qind të votave me postë të diasporës të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 52.72% apo 21234 vota, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80% apo 12003 vota, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 % apo 3213 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.32% apo 1338, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, nga numërimi deri tani ka marrë 20 mijë e 273 vota.
I dyti, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër i LDK-së, ka marrë 10 mijë e 858 vota.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka marrë deri tani dy mijë e 901 vota me postë në diasporë, nga 124 vendvotime të numëruara, nga 187 sa janë gjithsej.
Kurse, Ramush Haradinaj i AAK-së ka marrë një mijë e 47 vota me postë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.