×
  • Lajme
  • Lajme

    Të paktën 53 të vrarë në Siri, autoritetet shtetërore fajësojnë ISIS-in

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 9:03

    Të paktën 53 persona janë vrarë në një sulm në provincën siriane, Homs, kanë raportuar mediat shtetërore, duke fajësuar për vrasjet ISIS-in.

    Viktimat raportohet se ishin duke mbledhur tartufe ëmbëlsirash kur u sulmuan. Provinca e Homsit kontrollohet nga qeveria siriane dhe aleatët e saj, raporton theguardian.

    “Pesëdhjetë e tre qytetarë që ishin duke mbledhur tartuf u vranë gjatë një sulmi nga terroristët e ISIS-it në jugperëndim të qytetit Al-Sokhna” në shkretëtirën në lindje të Homsit, njoftoi televizioni shtetëror.

    Drejtori i spitalit të Palmirës, Walid Audi, tha se të vdekurit ishin 46 civilë dhe shtatë ushtarë. Pesë personat e plagosur janë dërguar në një spital tjetër.

    Aktualisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjet e fundit, raporton aljazeera.

    Shumë njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë shënjestruar vitet e fundit gjatë kryerjes së punëve bujqësore në zonat qendrore, verilindore dhe lindore të Sirisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!