Dhjetëra studentë të pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë kanë protestuar sot para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Protesta e tyre vie pas vendimit të marrë për përsëritjen e testit pranuar në studimet e doktoratës.
Erolind Dermaku kandidatë në Fakultetin e Mjekësisë ka thënë se nuk ka arsye për ritestim dhe se këtë e ka konfirmuar edhe Agjencia Kundër Korrupsionit.
“AKK-ja ka vërtetuar se nuk ka konflikt interesi mes kandidatëve të pranuar dhe komisionit vlerësues”, ka thënë ai.
Kurse avokati mbrojtës i studentëve të Ekonomikut, Egzon Lajçi ka thënë se një nga institucionet që i janë drejtuar për këtë çështje pra AKK-ja ka kthyer përgjigje në favor të tyre që mohon të këtë pasur konflikt interesi në këtë proces.
E Agnesa Ibrahimi studente e këtij fakulteti ka thënë se presin përgjigje edhe nga Avokati i Popullit dhe pastaj kërkojnë që kjo çështje të mbyllet brenda javës në mënyrë që ata të mos humbin më ligjëratat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.