×
  • Lajme
  • Lajme

    Të premten Kuvendi shqyrton projektbuxhetin në lexim të dytë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:01

    Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet në lexim të dytë buxheti i Kosovës, të mbahet të premten.

    Kjo është konfirmuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

    Ajo tha se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë projektbuxheti i Kosovës për vitin 2022.

    “Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën është vendosur seanca për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë të mbahet të premten, me datë 17 dhjetor nga ora 11:00. Kjo kërkesa ka ardhur si rrjedhojë e dy proceseve, që buxheti është trajtuar në të gjitha Komisionet funskionale dhe se dëshirojmë që projektligji të kalojë në afate kohore”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!