×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të pres më të fortë në Kosovë”, Leonora Jakupi dedikim emocional për deputeten Musliu

    Reporteri
    20 Shkurt 2024 | 10:19

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se rreth dy vite më parë është diagnostikuar me një problem në zemër.

    Musliu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe është trajtuar në Kosovë, por me rekomandim të mjekëve do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit.

    Për pasojë, deputetja e PDK-së ka thënë se do të tërhiqet përkohësisht nga puna e saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    E këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një dedikim emocional për deputeten Musliu.

    “Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër, do të luteshin për ty sot motra ime. Të pres më të fortë në Kosovë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi.

    Ganimete Musliu: Do t’i nënshtrohem një operimi në zemër, më duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!