×
  • Lajme
  • Lajme

    Të publikohen emrat e dhunuesve – Çitaku reagon për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 17:45

    Për ngarjen makabër që u bë e ditur në media këtë të hëne, ku u lajmërua për dhunimin e një 11 vjeçareje në Prishtinë, ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, raporton gazeta online “Reporteri.net”.

    Ajo tha se dhunuesve duhet t’u publikohen emrat e jo vetëm inicialet.

    “Emrat e dhunuesve duhet publikuar, S’ka privatësi aty”, tha Çitaku

    Ish-ambasadorja kosovare në Uashingotn, tha se “në ShBA, dhunuesit e kësaj ktyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike”.

    “Saherë që ata [dhunuesit] lëvizin apo ndërrojnë vendbaim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre”, u shpreh Çitaku.

    Kjo është çështje interesit publik”, theksoi ajo.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një të mitur në komunën e Prishtinës.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 deri në 00:33, kështu viktima ka qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.

    Derisa sot Gjykata Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar masën e paraburgimit për dy nga 5 të dyshuarit në këtë rast.

    “Departamenti pë Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftim.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, “Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit dhe të miturit, ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në njoftim.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!