×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë e LDK-së “zënë peshq” dhe mbjellin lule në gropat në rrugët e Suharekës

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 19:53

     Forumi rinor i LDK-së dega në Suharekë gjatë ditës ka zhvilluar aktivitet duke reaguar ndaj qeverisjes aktuale.


    Në faqen e tyre në Facebook ata kanë postuar foto dukje mbjellë lule e duke “peshkuar” me grep në gropat në rrugët e qytetit.

    Komuna e Suharekës udhëhiqet nga AAK-ja, ndërsa për një kohë të gjatë pushtetin e ka pasur LDK-ja.

    Njoftimi nga LDK:

    Këto gropa që po i shihni, deri më tani kanë kryer dy funksione:

    1. Kanë shkatërruar makinat tona, me të cilat çdo ditë kryejmë punë, ani pse për këto gropa, kreu i komunës sonë e ka shpërblyer me tender publik një bashkëpartiak dhe dost të vetin.

    Vlera e tenderit ka qenë afërsisht gjysmë milioni, por tani zyrtarë të komunës po na thonë që kjo vlerë është tejkaluar!

    Nëse e shohim nivelin e rrugëve e dimë që këtu kemi të bëjmë me keqmenaxhim të kontratës, në mos edhe me diçka tjetër.

    2. Së fundmi, kur kemi vërejtur se kreu i komunës ka rënë në gjumë të thellë, (aq sa dhe thellësia e këtyre gropave, thellësi kjo që po rritet deri në nivelin që po krijohen kushte ideale për rritjen dhe kultivimin e luleve dhe peshkut).

    Me këto kushte të krijuara ne kemi vendosur që këto gropa t’i përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme.

    PS: KUJDES, nëse dikush nga ju bie në këto gropa, luteni që të kërkoni ndihmë, deri sa ekipet emergjente të vijnë për t’iu dalur në ndihmë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!