×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë grumbullohen para lokaleve në Kaçanik, intervenon Njësia Speciale

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 21:41

    Në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë COVID19, ka pasur jo pak intervenime të policisë, të cilët me orar të stërzgjatur po sigurojnë dhe mbrojnë qytetarët e Kosovës.


    E një intervenim Njësia Speciale kanë bërë në orët e natës së sontme edhe në Kaçanik, saktësisht në të kafeneve ku ishin grumbulluar disa qytetarë, transmeton Indeksonline.

    Në disa imazhe të publikuara në media lokale, shihen edhe turma e të rinjëve e makina të parkuara, e në anën tjetër edhe furgoni i Njësisë Speciale.

    Ndryshe, ende nga institucionet përkatëse po bëhet apel që të respektohen rregullat e IKSHPK-së, në të kundërtën ka edhe gjoba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!