×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë po braktisin Kosovën, emigrimi në shifra të larta

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 17:10

    Largimi i të rinjve nga Kosova është një problem shqetësues.

    Thirrjet për frenimin e fenomenit janë gjithashtu të shumta.

    Artisti Erolld Murati, këtë apel po e bën përmes veprës së tij artistike e cila paraqet dukurinë e ikjes së kosovarëve.

    Që dukuria e emigrimit është shumë prezente në Kosovë, e thonë edhe shifrat, raporton euronews.

    Për arsyet e largimit flasin edhe njohësit e ekonomisë, por janë edhe vetë qytetarët që konfirmojnë largimin masiv.

    Nëse vazhdon ky trend, largimi do të ndikojë shumë në moshën mesatare të popullsisë së Kosovës.

    Por ndërkohë liberalizimi i vizave, i parashikuar për në 1 janar të vitit të ardhshëm, po shihet si mundësi për uljen e emigrimit dhe jo me pasojë të kundërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!