Policia sot e ka asistuar Doganën gjatë një aksioni në fshatin Rudinë të Zveçanit.
Gjatë aksionit ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.
Ai theksoi se nuk dihet nëse cak ishin policia dhe dogana.
“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”- tha Hoti.
“Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.