Janë sulmuar me armë zjarri dy roje të pyjeve në Grashticë të Prishtinës, derisa ishin duke bërë kontrolle të zakonshme në këtë pjesë, raporton Gazeta online Reporteri.net.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se ata kanë deklaruar se të shtënat ndërlidhen me punën e tyre, teksa rasti është duke u hetuar.
“Dy ankues meshkuj kosovarë roje të pyllit, kanë informuar se për deri sa ishin në kontroll rutinë në këtë zonë, persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri. Sipas ankueseve, të shtënat lidhen me punën e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.