×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Pejë, dy të plagosur – njëri dërgohet në QKUK

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 23:23

    Pas përleshjes me armë zjarri në fshatin Kryshec të Pejës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

    “Rreth orës 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi.

    Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar.

    Po ashtu është konfiskuar arma me të cilën është shtënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!