Sot rreth orës 12:00, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë pati gjuajtje me armë zjarri.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar.
I dyshuari me inicialet I.S., i cili dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut familjar është arrestuar
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Reporteri.net.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, apelon Policia e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.