Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, mëngjesin e sotëm, në fshatin Strellc të Deçanit.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se sulmi dyshohet se është kryer me kallashnikov dhe se ndaj viktimës janë shkrepur një breshëri plumbash, por që vetëm një plumb ka arritur t’i depërtojë në këmbë, duke e lënë të plagosur.
Lajmin për plagosje për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova deklaroi se personi i plagosur është dërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, i lenduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjës duke u marrë me rastin”, ka thënë Rugova. /Reporteri.net