×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 20:38

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    “Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti,” ka deklaruar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që çuan në këtë incident, ndërsa Policia po vazhdon punën për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!