Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e premte në fshatin Rakoc të Gjakovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:50.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.