×
  • Lajme
  • Lajme / Identifikohet i dyshuari

    Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 21:34
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në këtë komunë. Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

    I dyshuari sipas policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

    “Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje.

    “Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

    Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!