Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti ka shtënë më armë zjarri drejtim të veturës së viktimës.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj dhe nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportit të Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe gëzhoja.
“Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe ditë me parë në Skenderaj ka ndodhur edhe një gjuajtje tjetër me armë, ku dy zyrtarë policore kanë mbetur të plagosur.
Të përfshirë në këtë raste janë ish-nënkryetari i Skenderaj, Nuradin Lushtaku dhe familjarët e tij.
Ndaj tyre Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që ndaj Lushtakut dhe të tjerëve të caktohet masa e paraburgimit prej 30-të ditëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.