Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në magjistrale Prishtinë-Ferizaj.
Siç bëhet e ditur në njoftim, njësitet policore gjatë kontrollit në dy lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 2-pistoleta, 4-karikator, 17-gëzhoja dhe 1-fotrollë të armës.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj / 09.01.2025-12:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në magjistralen Prishtinë-Ferizaj) ku dyshohej se me datë 31.12.2024 ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore gjatë kontrollit në dy lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 2-pistoleta, 4-karikator, 17-gëzhoja dhe 1-fotrollë të armës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.