×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia jep detaje

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 16:26

    Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

    Elezi ka thënë se policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person si të dyshuar, i mitur, ndërsa s’ka të lënduar.

    “Atë që mund t’ju konfirmoi aktualisht është se sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një të dyshuar, mashkull i moshës së mitur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, tha Elezi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!