×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, policia në kërkim të të dyshuarit

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 14:28

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aheng familjar ditën e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur katër gëzhoja të armës.

    I dyshuari i njohur për policinë dhe është vënë në kërkim policor.

    Njoftimi:

    Armëmbajtje pa leje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

    Prizren, 30 qershor 2024

    Me datën 30.06.2024 Stacioni Policor Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.

    Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër (4) gëzhoja të armës. I dyshuari i rastit i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’

    Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

    Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!