×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtënat në Mitrovicë, një person u plagos në të dyja këmbët, po trajtohet në QKUK

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 22:44

    Një person është plagosur me armë zjarri në qendër të Mitrovicës rreth orës 21:10 afër lagjes “Agim Hajrizi”, shkruan Reporteri.net.


    I njëjti ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.

    Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

    Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

    Mustafa-Hakaj ka konfirmuar se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e parë.

    E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Reporteri.net ka provuar të flas me Policinë, por ata kanë thënë se do të konfirmojnë sapo të kenë informacion të plotë në lidhje me rrathanat dhe shkaqet të cilat kanë quar deri tek rasti.

    ”Policia janë në vendin e ngjarjes, tani për tani nuk kemi informacion më tepër, një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Mitrovicë Avni Zahiti për Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!