×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtunën mbizotëron mot i vranët, vende-vende me riga shiu

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 23:02
    Fotografi ilustruese.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë këtë vikend, në vend.

    Sipas njoftimit të IHMK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

    Ndërkohë, dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius.

    Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!