×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Sulmi nga grupet kriminale

    “Të vdesësh për atdheun është sikur të rilindësh përsëri”, reagojnë nga familja e policit që u vra sot në veri

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 10:59

    Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në  veri.

    Familjari Arton Bunjaku tha se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, por ai thotë se “të vdesësh për atdheun është sikur të rilindësh përsëri”.

    “Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    *TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

    Të nderuar miq, të dashur familjarë,

    Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

    Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

    E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

    Ky është rreshteri i Policisë së Kosovës që mbeti i vrarë mbrëmë në veri

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!