×
  • Lajme
  • Lajme

    Teatrot me orar të ri gjatë Ramazanit, reagojnë regjisorët

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 21:01

    Teatrot në të gjitha komunat kosovare e kanë ndryshuar terminin e shfaqjeve.


    Shkak për këtë është muaji i Ramazanit.

    Por me shtyrjen e shfaqjeve nuk po pajtohen të gjithë.

    Regjisori Ben Apollonoi thotë se shtyrja e shfaqjeve për shkak të Ramazanit është një ide e keqe, sepse thotë se teatri është institucioni kulturorë më i rëndësishëm në një qytet e shtet.

    “Nëse vazhdohet kështu do të kërkohet që në Ramazan të mos punohet asgjë, çka nuk është mirë”, thotë Apolloni, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa drejtori i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, Fatmir Hyseni thotë se ndërrimi i orarit të shfaqjeve ka ndodhur për shkak të audiencës që është më e ultë gjatë këtij muaji në orën 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!