Policia e Kosovës në Ferizaj ka gjobitur me 150 euro një qytetar në Ferizaj, pasi i njëjti ka tejkaluar në vijë të plotë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime, më saktësisht në fshatin Llojza të Ferizajt.
” Policia, e ftoi qytetarin J.H(M/K) i moshës 29 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtimen , më saktësisht në fshatin Llojza të Ferizajt .Kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë .
Policia, e ftoi qytetarin J.H(M/K) i moshës 29 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.