×
  • Lajme
  • Lajme / Vendim për kundërvajtje

    Tejkalon shpejtësinë e lejuar, 22-vjeçari gjobitet me 300 euro

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 20:07

    Policia e stacionit në Ferizaj njofton se sot rreth orës 17:40 në rrugën “Rexhep Bislimi” të këtij qyteti ka ndaluar shoferin 22-vjeçar me inicialet H.S., i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 78 km/h, transmeton Reporteri.net.

    Bëhet e ditur se ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!