×
  • Lajme
  • Lajme

    Tek objekti i Gjyqësorit vendoset mbishkrimi – “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 13:10

    “Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, janë disa pankarta që u vendosën në dyer dhe muret e objektit të Këshillit Gjyqësor nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) bashkë me disa organizata tjera feministe.

    Ky aksion simbolik u bë për të shprehur pakënaqësitë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit e cila shfajësojnë pesë burra të akuzuar për përdhunimin e 19-vjeçares në 2012-tën.

    Leonida Molliqaj nga organizata QIKA në një konferencë për medie tha se aktgjykimi është i papranueshëm meqë e legjitimon dhunuesin dhe e fajëson viktimën.

    “Ky aktgjykim është i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesin dhe fajëson viktimën”, tha Molliqaj për mediat.

    Po ashtu këto të fundit kërkojnë nga KGJK-ja që të merren masa kundrejt gjykatësve të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!