Një emision televiziv i ka kushtuar një reportazh Grykës së Rugovës dhe bukurive të saj.
“Parajsa e fshehur”, e kanë titulluar gazetarët këtë bukuri të vendit tonë.
“Gjatë udhëtimit tonë e zbuluam Grykën e Rugovës”, thuhet në reportazh.
“E mbuluar me pyje, në të rrjedhin lumenj me ujë të pastër si kristal. Ne kishim mundësi të bënim shumë aktivitete në këtë vend”, thuhet tutje në reportazh derisa realizatorët tregojnë klipe të tyre duke bërë aktivitete të ndryshme të mundshme në Rugovë, sikur hikingu, alpiznimi dhe ngjitja nëpër male të larta nëpërmes rrugës “Via Ferrata”, lëshimi në zip-line, vizita nëpër shpellat e këtij vendi, soditja e pesiazheve malore etj…
https://www.facebook.com/PortaliPEJANews/videos/2153640811596881/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.