×
  • Lajme
  • Lajme

    Temat për të cilat do të diskutojnë LDK-LVV gjatë ditës së sotme

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 10:35

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të takohen gjatë ditës së sotme me fillim prej orës 15:00 për të harmonizuar qëndrimet lidhur me krijimin e koalicionit mes dy partive.


    Dy temat që do të diskutohen në këtë takim pritet të jenë, kultura dhe arsimi. Kështu të paktën kishte paralajmëruar Arben Gashi nga LDK.

    “Takimi i ardhshëm do të jetë të hënën me fillim prej orës 15:00 dhe temë diskutimi do të jetë kultura dhe arsimi”, kishte thënë Gashi

    Kujtojmë se në takimin e fundit mes këtyre dy partive politike ishte diskutuar për sundimin e ligjit, vettingun si dhe krijimin e një zyre hetimore. Po ashtu temë diskutimi kishte qenë edhe themelimi i Institutit për Krime Lufte në Kosovë, Sinjali

    “Siguria e jashtme që ka të bëjë me Ushtrinë e Kosovës dhe me ngritjen e saj për anëtarësim në NATO, për sigurinë në trafik, sigurinë publike dhe çështje të tjera të sigurisë”.

    “Folëm për sundimin e ligjit që ka të bëjë më gjykatat, prokuroritë, folëm për Vetiungun dhe folëm për krijimin e një zyre të veçanta e cila do të ngrihet një zyre që mund të quhet Zyra e Hetimit”, kishte deklaruar Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!