×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Temperatura deri në 29 gradë Celsius, moti për sot dhe fundjavë

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 8:00

    Sot pritet të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, teksa temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë Celsius, sipas “Mendimi për motin”.

    Pasdite zhvillohen vransira lokale, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

    Mot shumë i ngrohtë po parashihet edhe në fundjavë me maksimale që shkojnë deri në 26C e 28C, apo dhe 29C lokalisht.

    “Do të mbretërojnë kushte të motit më të qëndrueshëm kryesisht me diell por dhe vransira kalimtare kohëpaskohe. Gjasat për të reshura janë të pakta. Ditëve të para të javës vijuese, vransirat vijnë duke u shtuar mbi vend, e nga dita e martë parashihen edhe mundësi për rrebeshe shiu, që mund të jenë më të përhapura në territor. Temperaturat maksimale ende mbesin të larta ndërmjet 22C e 26C. Minimalet përgjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 8C e 12C. Nga fundjava erërat ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore, mirëpo se më të theksuara do jenë të hënën e të martën, me hove deri në 15m/s”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!