×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Temperatura të larta edhe sot

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 7:06

    Mot i nxehtë e kryesisht me diell do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë. Vransira lokale mund të zhvillohen pasdite përreth zonave malore, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu më vonë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-5m/s. Temperaturat vazhdojnë me rritje të lehtë, shkojnë deri në 31C e 33C, lokalisht deri në 35C. Temperaturat minimale në mëngjesi luhaten ndërmjet 12C e 15C.

    Ditën e enjtë orëve të pasdites, me zhvillime të vransirave lokale, rriten mundësi për rrebeshe shiu e bubullima, që mund të përfshinë dhe pjesë tjera të vendit. Më pas nga dita e premtë dhe në fundjavë edhe më nxehtë e kryesisht me diell. Temperaturat shkojnë në rritje graduale deri në 32C e 34C, lokalisht ndoshta deri në 36C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C. Kryesisht po parashihet të frynë erëra të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 3-9m/s.

    Rreziku nga rrezet ultraviolete mbetet shumë i lartë ditëve vijuese, nën këto kushte të diellosjes më të lartë. Rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit direkt në rrezet e diellit, gjatë orëve të mesditës, nga 10 deri në 16. Të përdoren krema mbrojtëse, syze të diellit, kapela më të gjëra dhe të kërkojmë më shumë hije. Nën këto kushte të motit më të nxehtë, patjetër që preferohet konsumimi i lëngjeve sidomos ujit, për të mbajtur trupin më të hidratuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!