Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbajë ditën e martë. Në aspektin termik më i nxehtë. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 33C e 35C, derisa ato minimale zbresin në 13C e 15C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-5m/s.
Mot shumë i nxehtë do të përfshijë vendin ditëve vijuese. Në përgjithësi do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa orëve të pasdites me zhvillime të vranësirave aty këtu nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe e bubullima, me më shumë mundësi ditën e premte.
Temperaturat maksimale arrijnë vlera deri në 36C, lokalisht deri në 38C. Minimalet luhaten ndërmjet 16C e 20C. Nga dita e premtë temperaturat në rënie zbresin në 30C ditën e shtunë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 3-7m/s. Të premten ndryshojnë drejtimin në veriore, e frynë me hove mbi 12m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.