Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
IHMK bën të ditur se nuk parashikohen reshje të asnjë forme, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë celsius.
“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Po ashtu, Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.