Temperaturat në vend janë aktualisht në rritje, duke kaluar në vlera pozitive, me përjashtim të zonave të larta malore, ku ato qëndrojnë rreth 0 ose 1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 11-12 gradë Celsius deri të premten.
“Temperaturat janë në rritje dhe maksimalet pritet të arrijnë deri në 12 gradë deri të premten, por gjatë fundjavës masat e ftohta do të përfshijnë gjithë territorin, duke sjellë erëra të forta dhe reshje bore në disa zona”, tha në Klan Kosova, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas tij, të premten pritet një rënie e presionit atmosferik, e cila do të sjellë masa të ftohta gjatë fundjavës.
Gjatë kësaj periudhe, do të ketë erëra nga veriu, me shpejtësi deri në 8-9 metra për sekondë.
Në disa zona, reshjet e shiut që priten gjatë fundjavës mund të kalojnë në reshje bore.
Sot dhe nesër, reshje të dobëta shiu mund të ndodhin kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.
Fundjava do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.