×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Temperaturat e larta, edhe Apeli vendos ta reduktojë orarin e punës

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 14:41

    Pas Gjykatës Komerciale, edhe Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka reduktuar punën shkaku i temperaturave të larta, ashtu që gjyqtarët dhe stafi mbështetës janë liruar nga puna pas mesditës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njofitmit kjo do të vazhdojë deri në përmirësim të gjendjes.

    “Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka vendosur që të reduktohet puna në këtë gjykatë, ashtu që gjyqtarët dhe stafi mbështetës janë liruar nga puna pas mesditës. Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe sanimi i problemeve me menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Temperaturat e larta, Gjykata Komerciale vendos për reduktim të orarit të punës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!